Prestigjiozja Forbes në raportin e publikuar së fundmi për çshtjen e të bërit biznes, tregon se në bazë të disa kërkimeve janë analizuar dhe renditur shtetet më të miar për të bërë biznes, dhe ka renditur Shqipërinë në vendin e 74.  

Në raport theksohet se tërësia e taksave dhe kërkesat e licensimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë si dhe infrastruktura e vjetëruar  krijojnë një mjedis të varfër të të bërit biznes në Shqipëri. 

Të gjitha këto problematika kanë bërë që Shqipëria të mos shihet si një vend atraktiv për investimet në rajon në krahasim me shtetet e tjera theksohet në raportin e publikuar nga Forbes.

Një pikë të fortë për Shqipërinë që Forbes ka vlerësuar në raport ka qenë në lidhje me ecurinë në tregtinë e lirë dhe mbrojtjen e investitorëve.  

Ndërkohë që vendin e parë për klimën më të mirë të të bërit biznes e mban Britania e Madhe e ndjekur nga Suedia, Hong Kongu dhe Holanda.