Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në seancë plenare, me një çështje “të nxehtë” në rend të ditës. Bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Pas këtij vendimi të Kreut të Shtetit ka pasur një sërë përplasjesh të ashpra mes Qeverisë dhe Presidencës, deri sa mazhoranca ndërmori hapin për shkarkimin e Metës.

Ditën e sotme, Parlamenti pritet t’i japë “Ok” ngritjes së Komisionit Hetimor, që do të vendosë më tej për fatin e Metës në Presidencë.