Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës edhe gjuha shqipe.

E përditshmja e njohur amerikane, New York Post ka shkruar në shqip “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se shkollat e NYC tani me miratimin e ligjit të ri do të ofrojnë mësim edhe në gjuhën shqipe.

Mësohet se janë të paktën 60.000 shqiptarë që banojnë në New York, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së.

Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook