Ngërçi politik mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi çështjen çame, por edhe bisedimet “misterioze” për faljen e detit, duket se nuk kanë shqetësuar jo vetëm Tiranën zyrtare por edhe Athinën.

Nga njëra anë kryediplomati Kotzias shprehet se me qeverinë shqiptare as u përmend “problemi Çam”, ndërsa nga ana tjetër, ministri Bushati këmbënguli për përfshiren e “çështjes së Çamërisë” në negociatat me Greqinë.

Madje Ministri i Jashtëm deklaroi se “çdo qytetar çam do të gëzojë pronën e tij”.

Por mediat greke, duket se nuk ndajnë të njëjtin mendim, pasi i mëshojnë fort deklaratës së Kotzias për mos njohjen e problemit Çam.

Madje opinionistët mendojnë se qeveria shqiptare zbaton urdhrat e Erdoganit. Sipas tyre, Presidenti turk , Erdogan, po përpiqet ta kthejë Shqipërinë në një Turqi të dytë.

Opinionisti i njohur Lambros Kalarrytis shkruan në “Parapolitika.gr” se: “Pala greke është ajo që do të humbasë në çdo marrëveshje që mund të arrihet. Për ata që nuk e kuptojnë apo nuk e vënë re faktori shqiptar zbaton urdhrat e Ankarasë. Në Ballkan po aplikohet një politikë irredentiste dhe në mënyrë konsistente, metodike dhe të qëndrueshme që i bën të dukshme ‘gjurmët turke’. Turqia kërkon një Ballkan të ri, dhe Erdogan po punon me shqiptarët. Shqiptarët janë një nga mjetet e dobishme dhe të rëndësishme në ndjekjen e këtij qëllimi. Presidenti turk po përpiqet ta transformojë Shqipërinë në Turqinë e dytë në rajon. Të tjerët kanë në mendje dhe politikën e tyre me tema të hapura. Sepse kanë një axhendë kombëtare, vizion kombëtar, ide kombëtare, objektiva kombëtare. Pra, ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, tani për tani duhet të jetë shqetësimi ynë.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Shqipëria, vendi me shpenzimet më të ulëta në Europë për argëtimin dhe kulturën