Vjeshta duket se do të sjellë më në fund shirat në mbarë territorin e vendit, ku nesër priten edhe përmbytje në zona të ndryshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, sot pasdite vonë rifillojnë reshjet, kryesisht në zonën jugperëndimore.

Ditën e nesërme i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet e shiut në formë rrebeshi. Lokalisht, mbi 50mm/24orë në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, kryesisht në terrenet malore dhe pranë tyre.

Në fund të ditës së nesërme, ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve në zonat urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat

Gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 °C.

Në vendet e ulëta – përkatësisht 9/15 °C.

Në vendet malore – përkatësisht 5/11°C.

Ndërkohë Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook