Norvegjia pritet që të fillojë një projekt , që parashikon shpërndarjen e heroinës falas për të varurit nga kjo drogë për të luftuar problemin e mbidozës masive.

Qeveria Norvegjeze e njoftoi planin e ri të shëndetit duke thënë se kjo masë do të ndihmojë personat të cilët vuajnë nga problemet e varësisë nga droga.

Ministri i Shëndetësisë në një status të postuar në Facebook u shpreh se kjo iniciativë mund të ndihmojë të varurit nga droga vdekjeprurrëse që të kenë jetë më të mirë.

Norvegjia mban rekordin si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e mbidozave të heroinës në Europë. Sipas statistikave në Europë për vitin 2015, 81 nga 1 milionë përdorues kanë humbur jetën si pasojë e mbidozës.

Programi pilot pritet të vihet në zbatim në vitin 2020. Rreth 400 persona të varur nga heroina do të marrin falas drogën fillimisht. Gjithsesi ende nuk është e qartë nëse droga do të jepet me recetë, apo në ndonjë formë tjetër.