Karakteri i tij tepër dinamik e shpërthyes, e ka vendosur gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Po flasim për sulmuesin e Nice, Mario Balotelli, i cili ka postuar në faqen e tij në Instagram, një video gjatë një seance stërvitore në palestër.

Në video, Balotelli shihet duke shtyrë trajnerin, teksa ky i fundit rrëzohet keq.

“Ti je i çmendur”, i thotë trajneri Balotellit. Për më tepër shihni videon:

Kujtojmë që emri i Balotellit është përfolur për një largim të mundshëm nga Nice, ndërsa Marseille është interesuar për ish-sulmuesin e Manchester City dhe të Kombëtares Italiane.