Ditën e sotme u dhanë çmimet Oscar në një ceremoni mahështore ku pjesë e së cilës ishte për të disatën herë edhe këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti e cila tashmë prej disa vitesh jeton në SHBA.

Bleona ka mahnitur me pamjen e saj gjatë parakalimit në tapetin e kuq, me një fustan të gjatë vezullues plot gurë të shëndritshëm.

Këngëtarja kishte vendosur të vinte me një fustan të punuar nga stilisti i mirënjohur shqiptar Valdrin Sahiti, ndërkaq që si grimiere ka përzgjedhur gjithashtu shqiptaren Lili Ismailin.

Ndërkohë kujtojmë se edhe vitin e kaluar Bleona ishte pjesë e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm për kinematografinë amerikane, dhe vëmendje të gjerë nga mediat e huaja mori veshja e saj rrjetë, e cila në fakt nuk i linte shumë vend imagjinatës.