Me ambalazhin e saj të kuq dhe recetën e fshehtë, Coca-Cola ka qenë një nga pijet më të famshme në botë për më shumë se 1 shekull.

Por tani kompania është në prag të një kapitulli të ri, me planet e saj për të prodhuar për herë të parë në historisë e saj 125 vjeçare pije alkoolike.

Coca-Cola aktualisht po eksperimenton prodhimin e një lloji të famshëm të alkoolit japonez e njohur si Chu-Hi.

Pija e konservuar me përqindje të ulët alkolli do të prodhohet fillimisht për tregun japonez.

Produkti zakonisht përmban 3-8% alkool sipas volumit.

Shefi ekzekutiv i Coca-Cola në Japoni tha se ky është një eksperiment modest për tregun e tyre, por nuk nuk përcaktoi një afat kohor për produktin e ri.

Duke theksuar sesa unik është ky eksperiment për kompaninë, Jorge Garduno tha: “Kjo është një pije e konservuar që përfshin alkoolin. Tradicionalisht, ajo është bërë me një pije të distiluar e quajtur shochu dhe ujë të gazuar, plus disa aromatizue. Ne nuk kemi eksperimentuar në kategorinë e ulët të alkoolit më parë, por ky është një shembull se si do vazhdojmë të shqyrtojmë mundësitë jashtë fushave tona thelbësore. Coca-Cola gjithmonë është fokusuar tërësisht në pije joalkoolike dhe ky është një eksperiment modest për një pjesë specifike të tregut tonë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Pas një nate të çmendur me alkool, këto janë ushqimet që na mbledhin stomakun dhe mendjen