Çokollata e zezë është një mrekulli për shëndetin e njeriut. Mund ta përdorni kur ndiheni të lodhur , të tensionuar apo kur doni diçka të ëmbël. Nëse ju pret një ditë e gjatë dhe me një axhendë të ngjeshur, çokollata e zezë është zgjedhja e duhur.

Të  ushqyerit shëndetshëm është një domosdoshmëri. Dietologët në përgjithësi na sugjerojnë vakte të cilat përfshijnë kryesisht ushqime bio, frutat dhe perimet.

Gjithashtu ata ndalojnë rreptësisht konsumimin e ushqimeve të konservuara, pijeve freskuese dhe çokollatës, por gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për çokollatën e zezë. Çokollata e zezë  është  një  prej elementëve që nuk duhet ti mungojë menusë sonë  ditore.

Zbuloni çfarë ndodh me organizmin pasi konsumoni çokollatë të zezë.

1.Pas një ore
Përmirëson humorin dhe ju frymëzon: Çokollata përmban triptofan, një përbërës që ndihmon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.
Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe mbron enët e gjakut nga oksidimi.
Mbron dhëmbët tuaj: Gjalpi i kakaos vesh dhëmbët tuaj me një shtresë mbrojtëse që pengon rritjen e baktereve.
2. Pas 12 orësh
Mbron lëkurën nga rrezatimi diellor falë sasisë së lartë të antioksidantëve dhe flavonoidëve që përmban.
Ju ndihmon të luftoni kollën e thatë dhe infeksionet faringale. Çokollata përmban teobrominë, një enzimë që ndihmon në rrugët respiratore.
Furnizon trupin tuaj me vitamina si B1, B2 dhe E, dhe mikroelementë si hekur, kalcium, magnez, kalium dhe potasium.
3.Pas 24 orësh
Parandalon diabetin : Flavonoidët rrisin nivelin e oksidit të nitrogjenit në gjak çka ul mundësinë e prekjes nga diabeti.
Redukton nivelin e hormoneve përgjegjës për stresin dhe ankthin.
Është një zëvendësues ideal për ëmbëlsirat e pashëndetshme.
Redukton mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Rrit fuqinë memorizuese: Flavonoidët dhe magnezi janë një efekt pozitiv në kujtesën e njeriut, kjo është arsyeja pse çokollata e zezë është shumë e dobishme për njerëzit mbi 70 vjeç.

LEXO EDHE:  Pija që zhduk barkun si me magji, 2 gota në ditë për 1 javë bëjnë mrekulli