Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuviç ka deklaruar se nuk ka informacione lidhur me ekstradimin e Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi.

Teksa është prononcuar për “Blic” në Beograd, Kuburuviç theksoi se nuk ka afat sipas të cilit ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata dhe pas përmbushjes së kushtrbr për dorëzim.

Pavarësisht kësaj, Kuburuviç beson se dorëzimi do të ndodhë në çdo moment brenda një periudhe 1-vjeçare.

Aktualisht, Ballist Morina ndodhet në paraburgim që nga qershori i vitit 2017 kur ai u arrestua pas urdhërit të lëshuar nga Serbia.

Morina u arrestua teksa ishte duke shkuar në varrimin e babait në Kroaci.

Ai akuzohet se gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, të luajtur në tetorin e 2014 në Beograd, lëshoi dronin me hartën e tropjeve shqiptare me Flamurin Kombëtar dhe me portretet e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook