Një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e burgut Agios Nikolaos në Kretë.

Mësohet se viktima, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur, është varur në qelinë e burgut.

Edhe pse autoriteti mjekësor u njoftua menjëherë, nuk mundën dot ta shpëtojnë shqiptarin.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë viktimën të ndërmarrë këtë ekstrem, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.