Dafina Zeqiri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura dhe më të njohura brënda dhe përtej kufijve shqiptare. Vitet e fundit ajo ka sjellë projekte të rëndësishme dhe ka qenë tepër aktive dhe në Instagram.

Aktive me fotot e saj provokuese, Dafina Zeqiri është një femër tepër e dëshiruar nga meshkujt dhe padyshim mjaft e ndjekur në postimet e saj.

Por ka ndodhur e papritura. Dafi ka propozuar për martesë aktorin e njohur Michael B. Jordan. Propozimi ka ardhur nepërmjet një postimi në instagram ku këngëtarja shqiptare e ka taguar në kërkesën e saj për martesë.