Në ditët e sotme, është zbehur paksa në familjet shqiptare zakoni për t’i shkuar për vizitë kushërinjve, të afërmve apo qoftë edhe të njohurve.

Sot mjafton t’i marrësh në telefon, dhe të vendosni në cilin lokal do ta pini kafen, por sidoqoftë disa zakone ne shqiptarët nuk i ndryshojmë dot, sado të modernizohemi.

Dhe kjo nuk ka asgjë të keqe në fakt, pasi është pjesë e traditave tona. 

Ndonjëherë ndoshta jeni vënë në siklet, pasi lutjet e zonjës së shtëpisë për të ngrënë e për të pirë kanë qenë të vazhdueshme.

Gjithsesi, përveç lutjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ndodh kur shkon mysafir në një familje shqiptare. 

1 – Qerasje me çdo gjë

Ne shqiptarët, mbahemi për njerëz mikpritës. Mund të jemi të varfër, por ama çfarë kemi në shtëpi kur na vjen dikush mysafir, e vendosim mbi tavolinë.

2 – Lutje e vazhdueshme për të ngrënë

Edhe nëse ke shkuar thjesht për vizitë, e zonja dhe i zoti i shtëpisë të luten gjithmonë për të ngrënë.

3 – Nuk të lënë të ikësh edhe pse ke qëndruar 5 orë

Sa herë që ti tenton të ikësh, ata do të të luten që të qëndrosh më shumë.

4 – Babi thotë gjithmonë sille edhe atë gjënë që ju nuk e keni në shtëpi

Babai duke mos ditur se çfarë ka apo jo në shtëpi, thotë gjithmonë sille edhe atë, për shembull amareta. Nga ana tjetër mami bën me shenjë që nuk ka amareta.

5 – Dikush ikën gjithmonë në dyqan për të blerë pije

LEXO EDHE:  Shqiptari "tërbohet" nga xhelozia, rrëmben thikën dhe vret ish-gruan. Policia i gjeti brenda banesës (Emri)

Përpara se të vijnë mysafirët, gjithmonë dikush nga familja shkon në dyqan për të blerë Coca Cola.

6 – Mysafiri nëse shoqërohet nga mamaja, ajo ia bën me shenjë që të mos hajë shumë

Kalojmë tek sjellja e mysafirit. Nëse je natyrë pa komplekse, ha çfarë të ofrohet, dhe nga ana tjetër mami ta bën me shenjë që të mos i hash të gjitha. (Mami: I ke të gjitha në shtëpinë tënde)

7 – Kur të ofrojnë ndonjë karamele, të thonë “Mos ma kthe, se më kthehet fati”

Që të mos i kthesh gjërat që të urojnë, të vënë në sedër se mund t’i kthehet fati, nëse refuzon.

8 – Edhe pse kë ngrënë çdo gjë dhe mezi po lëviz, i zoti i shtëpisë të thotë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”

Pasi ha drekë ose darkë, dhe nuk mund të lëvizësh pasi ke konsumuar çdo gjë në tavolinë, ia pret i zoti i shtëpisë “Asgjë nuk hëngre, s’të pëlqeu më duket”.

9 – Të lusin që të flësh aty

Nëse je për darkë, të lusin të flesh aty, të thonë “Kemi vend sa të duash”.

10 – Kur bën ndonjë tentativë për të ikur, të thonë “ti shyqyr që na erdhe, do të ikësh”

Një shqiptar nuk të lë të ikësh nga shtëpia kur i ke shkuar mysafir pas një mungese të gjatë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook