Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj tij duke shpërthyer madje në fyerje. Duke iu përgjigjur Bashës që e cilësoi ‘peshk i madh’ Dakon e quan kreun e PD ‘peshk rezervati’ që nuk hahet dot.

Duke iu drejtuar Bashës, Dako thotë se nuk e voton askush madje e këshillon ta harrojë Durrësin, Shijakun dhe Krujën.

Më tej kreu i Bashkisë së Durrësit e kërcënon me një padi në prokurori kreun e PD-së, duke i thënë se do t’i marrë sa lekët nga thesi.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.
Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako.

LEXO EDHE:  Rama kapet fort me Bashën: Po ia heq tullat një nga një PD-së, as nxihesh as verdhesh kur...