Gjatë takimit të sotëm në Durrës, në kuadër të projektit “Bashkia që Duam” kryeministri i vendit Edi Rama u shfaq në krah të kryebashkiakut Vangjush Dako.

Dako nuk e fshehu dëshirën për të vazhduar punën për Durrësin, por nuk dihet ende nëse Rama do t’i japë sërish mbështetjen.

“Dua t’ju falënderoj edhe për të gjithë kontributin që keni dhënë bashkë me ne për transformin e qytetit. Falenderim Ramës që na ka mbështetur për 12 vite rresht. 4 vite më parë 56 mijë durrsakë mbështetën drejtimin e duhur si e vetmja rrugë për Durrësin. Sot nuk ndjeheni të zhgënjyer, ne i kemi mbajtur premtimet e 4 viteve më parë. Ky ka qënë mandat i nëntokës, shumë punime qytetarët nuk i kanë parë por ato investime kanë ndihmuar për të përmirësuar jetën e tyre. Në muajin qershor do kemi furnizim me ujë të pijshëm pët të gjithë qytetin e Durrësit. Duam të punojmë akoma, më shumë, të transformojmë më tej Durrësin për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Gjatë këtyre kohëve na kanë penguar për Velierën, na kanë hedhur baltë. E kuptoj që ka edhe kundërshtarë kur bën punë kaq të mëdha por në fund jam i lumtur se kur ka debat punët bëhen më mirë. Më pëlqen që edhe qytetarët japin mendime për qytetin, por nuk jam dakord më ata që na pengojnë me koshiencë. Ne i themi atyre të mos vazhdojnë në këtë rrugë, është faji i tyre që s’kanë lidership e vizion. Nga 2007 e deri më sot durrsakët i japin leksion për gabimet e tradhtinë që i kanë bërë banorëve të këtij qyteti. Kemi punuar me shpirt e devotshmëri pa i parë që janë të majtë apo të djathtë, të pasur apo të varfër nga veriu apo nga jugu”, – vijoi Dako.