Emilano Sala duhej të udhëtonte drej Cardiff në një kohë tjetër dhe me një pilot tjetër.

Sipas Mail Online, avioni fillimisht u revervua për tu nisur mëngjesin e së hënës, por nuk u ngrit në fluturim deri në orën 19:15 të po asaj dite.

Për më tepër, fillimisht ishte vendosur një pilot tjetër që do realizonte fluturimin, sipas raporteve në Francë.

David Henderson duhet të ishte ai që do pilotonte avionin, por nuk ishte në Francë në atë kohë.

Ishte 60-vjeçari, Ibbotson që mori më përsipër transportimin e futbollistit drejt Cardiff.

Ai rezervoi një taksi për ta çuar atë në aeroport në orën 7:30 të mëngjesit të së hënës (21 janar), por më vonë anulloi udhëtimin.

“Ibbotson më kërkoi të rezervoja një taksi për ta çuar atë në aeroport në orën 7.30 të hënën në mëngjes. Ai më tregoi se fluturimi nga Nantes në Cardiff ishte planifikuar të bëhëj atë mëngjes. Por më pas e anuilloi taksinë dhe rezervoi përsëri në hotel. Ai kaloi pjesën tjetër të ditës në dhomën e tij dhe u largua rreth orës 18.00″. -tha një recepsionist në hotelin ku ai po qëndronte.