Pamjet e tmerrshme të vrasjes së një deputeti rus kanë dalë në mediat e huaja ku dallohet se ai po udhëtonte me makinën e tij për në punë si gjithmonë por duke mos e ditur se do ishte udhëtimi i tij i fundit.

Magomed Askhabov nga Republika Autonome e Çeçenisë në jugperëndimin e Rusisë u ekzekutua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar dhe u la i vdekur. Kamerat e një makine tip “Toyota” ku deputeti udhëtonte kanë filmuar gjithë skenën e frikshme. Në pamje dallojmë një makinë që i afrohet asaj të deputetit dhe e qëllojnë me breshëri plumbash duke i sjellë vdekjen.

Makina humb kontrollin dhe rrotullohet duke u kthyer përmbys. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga terroristë të frymëzuar nga ISIS por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ekzekutimit.