Ish-ministri i Brendshëm, Demiraj dhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu janë sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24  ku po debatojnë me njëri-tjetrin lidhur me kriminelët që kanë mbështetjen e policisë. Demiraj u shpreh se policia ka evidentuar raste kur kriminelë japin para dhe mbështesin një politikan të caktuar dhe se ka pasur dhe arrestime.

Ndërsa deputeti i PS-së i ka kërkuar me ngulm të flasë konkretisht, ish-ministri i ka kujtuar telefonatën. Ndreu nga ana tjetër tha se e ka paralajmëruar një orë para ngjarjes në Shëngjin në ditën e zgjedhjeve në 25 qershor.

Demiraj: Nuk jam dakord që ne po inkurajojmë krimin. Ne jemi në mbështetje të policisë, për ta mbështetur misionin e tyre sepse përballen me probleme të shumta. Nuk ka infrastrukturë, por në gjithë këto vite ka përmirësim të ndjeshëm, nuk mund të jemi negativë në çdo gjë që themi. Nuk jemi për debat politik.

Demiraj: Isha ministër në periudhën e zgjedhjeve, është e vërtetë se grupe të ckaturara kriminale japin lekë, mbështesin persona të caktuar.

Ndreu: Pse nuk i ke kapur?

Demiraj: Edhe i kemi kapur.

Ndreu: Forcat i ke pasur ti?

Demiraj: Jo nuk i kam patur unë, i ka pasur Drejtori i Përgjithshëm. I kemi kapur por nuk ka qenë bashkëpunim i sinqertë.

Ndreu: Unë s’di që ke kapur një?

Demiraj: Kemi kapur edhe në Lezhë, edhe në Shkodër, e di ti se më ke telefonuar

Pjerin: Unë të kam telefonuar 1 orë para se të ndodhte ngjarja në Shëngjin dhe nuk ke marrë asnjë masë. S’keni çuar asnjë forcë në Shëngjin. Nuk keni marrë asnjë masë. Keni qenë të fokusuar në disa persona që i keni kontrolluar 30 herë.

Ditën e zgjedhjeve të kam marr në telefon, të kam paralajmëruar 1 orë para