Pjesë e debatit Rama-Meta edhe pse në distancë i është bashkuar edhe Keu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook Vasili rikujton edhe njëherë deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Ish-Presidentitn Bujar Nishani dhepë Presidentitn aktual Ilir Meta, teksa nuk ngurron t’i bëjë tthirrje shqiptarëve të qëndrojnë larg E di Ramës.

“Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.

(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).

Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe. Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon. Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.

Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President: “Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”. Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:

“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama. Rrijini larg ketij te marri qe s’di çflet, mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!”, shkroi Vasili në Facebook.