Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton se akset kombëtare janë të kalueshme, ndërsa po hidhet kripë në disa rrugë dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset ku mund të këtë ngrica, pas reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë përfshirë disa qarqe të vendit, mbrëmjen e së hënës.

ARRSH bën me dije situatën më të fundit të mëngjesit të sotëm për akset nacionale:

Qarku Tiranë

vazhdon hedhja e kripës në segmentin Trau Dajt-Teleferik. Lëvizja aktualisht  bëhet me zinxhirë, si pasoje e ngricave në rrugë. Po ashtu edhe në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë lëvizja bëhet me zinxhirë.

Në segmentin Qafë Priskë – Shëngjergj, ku qarkullimi kryhet me një kalim për shkak të çedimit të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika e duhur që tregon ngushtimin e rrugës. Kontraktoret janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet.

Në Qafështamë ka pak vështirësi për shkak të borës dhe ngricave. Është punuar gjatë natës dhe po punohet për ta sjellë në normalitet.

Vazhdon kalimi me Bypass-in provizor për kalimin e automjeteve në sensin Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan me një kalim, nga Autostrada. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve të ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar. Rekomandohet të përdoren zinxhirë për akset ku mund të këtë ngrica.

Qarku Durrës

Muk ka problem në akset e këtij Qarku, me përjashtim të akseve: në aksin Krujë – Qafështamë, ka shumë rrëshqitje dhe rënie materialesh në rrugë, dhe është dëmtuar tombinoja në km 15.2. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës. Tombinoja e cila ishte e dëmtuar është bërë e kalueshme provizorisht. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

LEXO EDHE:  Shtyhet ndeshja Juventus - Atalanta, ja çfarë ka ndodhur

Qarku Elbasan

Në akset Tirane – km 29 Qafe Kërrabë dhe Fresku-Surrel, ka prezencë akulli në rrugë.

Në segmentin Librazhd – Steblevë ka patur rënie dëborë me trashësi nga 2 cm në 20 cm në Steblevë. Kontraktori ka bërë pastrimin e aksit por në pjesë të veçanta rruga është pjesërisht e kalueshme me zinxhirë.

Në km 70.1 të segmentit Kr /Shirgjan-Kacivel është shembur rruga në një gjatësi prej rreth 17 ml dhe gjerësi  4- 4.5ml bashke me bankinen. Për momentin rruga është njekalimshme dhe u vendos sinjalistika e nevojshme provizore për të eliminuar aksidentet.

Ne Gjinar, në pjesën fundore të segmentit Elbasan Gjinar në km 77 ka patur reshje të pakta dëbore. Është hedhur kripa nga kompania kontraktore dhe qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë.

Rreshje bore gajte nates  ka patur edhe ne segmentet Prrenjas – Qafe Thane- Dogane, por qe jane pastruar nga kontraktori. Vazhdon trajtimi i tyre me kripe.Qarkullimi kryhet pa probleme.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

Qarku Gjirokastër

Ka patur rënie të materialeve në rrugë, por situata është në kontroll.

Qarku Korçë 

Vetem ne segmentin Boboshtice – Dardhe, nga km 5 deri ne kilometrin 12 rekomandohen zinxhiret. Ne aksin K/Zemblak – Gorice, vazhdon te jete prezent demtimi i shpatullave te ures se Zemblakut dhe qarkullimi eshte devijuar ne nje rruge alternative.

Në Berat, Vlorë, Fier, Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodër nuk ka problene në akset e këtyre qarqeve, pavarësisht se ka pasur reshje dëbotë, kontraktorët kanë bërë pastrimin e rrugëve dhe qarkullimi është i lirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook