Policia e Fierit ka arrestuar  një person i cili ka plagosur shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, pas një debati për motive të dobëta, teksa autori i dyshuar Harun Hoxha është arrestuar.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar Harun Hoxha pasi ka qëlluar shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook