Pas atentatit që tronditi SHBA-në, dhe mbarë botën, ku një 19-vjeçar amerikan vrau 17 persona në një shkollë në Florida, mediat amerikane shkruajnë se i i riu është shprehur se ka qëlluar me armë zjarri për shkak të “demonëve”.

19-vjeçari deklaroi se mbërriti në kampus me anë të një taksie Uber me një çantë dhe qese të zezë në të cilën kishte futur shumë karikatorë. 

Sapo mbërriti në shkollë ai filloi të qëllojë, duke shkaktuar 17 viktima pas të breshërisë së plumbave.

I riu është larguar menjëherë nga skena e krimit, duke braktisur municionet dhe armën gjysmë-automatiku AR-15.

FBI ka lajmëruar se nuk ka ndjekur siç duhet një paralajmërim të shkollës së Floridas se i dyshuari Nikolas Cruz mund të kryente një sulm me armë zjarri.

Muajin e kaluar, një person i afërt me 19-vjeçarin kontaktoi me agjencinë e zbatimit të ligjit për të paralajmëruar “faktin se ai mund të kryente një sulm në shkollë” shkruan BBC. Por protokollet nuk janë ndjekur si duhet dhe ky informacion nuk ka kaluar si ankesë, raporton FBI.

Nikolas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Pamje të rënda/ Momenti i tmerrshëm kur peshkaqeni sulmon notarin (Video)