Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në ABC News ku ndër të tjera ka folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Berisha ka komentuar për qëndrimin që po mban ambasadori i SHBA, Donald Lu, për sa i përket kryeprokurorit të ri.

Ish-kryeministri u shpreh se Z.Lu është i interesuar në këtë çështje pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar atë për korrupsion.

“Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar Ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në ‘full conlfikt of intere’. Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij.  Ai është shprehur dhe ka ofruar emra. Nuk ka asnjë komision parlamentar që ka kërkuar interpretim të ligjit. Ka kërkuar Edi Rama dhe në funksion të tij i jepet këshilla. Jepet shembulli më negativ.”, -deklaroi Berisha.

Është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë” shtoi Berisha.

LEXO EDHE:  Mbyllen aplikimet për Kryeprokurorin e ri, Kuvendi i Shqipërisë zyrtarizon 7 kandidatët pretendentë (LISTA)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook