Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në emisionin “360 Gradë” ku gjatë intervistës së bërë me moderatorin Artur Zheji ka folur rreth negociatave të Shqipërisë me BE.

Berisha shprehet se në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave do të shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë.

Berisha: Negociatat nuk u hapën as në 2015, 2016, 2017 dhe mund të të hapen në gjysmën e vitit 2018.

Zheji: Turqia i ka hapur negociatat 15 vite resht…

Berisha: Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 mln e cila në çdo aspekt shndërrohen në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë.

Zheji: Juncer dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën.

Berisha: I thanë që duhen reforma për t’i hapur. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncer mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës por i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave dhe unë uroj që ta marrë. Shqipëria shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.

Zheji: Kjo është inteligjencë…

Berisha: Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht por do shohim si zbatohet reforma në drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.

LEXO EDHE:  Një veto albanofobe, për çfarë e ka fjalën Berisha?

Zheji: Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija…

Berisha: Ditën e djeshme kush përgjaku deputetet Kërpaçi. Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia. U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje të flisja tre minuta. As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama. Si mund të tërheqësh një vajzë 23 vjeçare. Si mund të detyrosh veten të të gjuaj deputetja me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më. Në atë që quhet përgjegjësi, për çdo akt që kryen mban përgjegjësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook