E njohur për batuta dhe deklarata të bujshme, juristja e diplomuar në universitetin e Romës “La Sapienza”, Enida Bozheku, ka bërë deklaratën e radhës, që nuk mund të kalonte pa komente.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, pedagogia e jurisprudencës tha: “Do doja të isha nusja e Lulzim Bashës për pasurinë 13.1 milionë Euro që do marrë në Strasburg”.

Bozheku e lidhi këtë deklaratë me reformën në drejtësi, me qendrimin që po mban kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Ajo u shpreh në lidhje me vendimin e gjykatës së Strasburgut, për kthimin e shumes 13.1 milionë Euro si dëmshpërblim për pallatin e prishur ne Vlore, me vendim të qeverisë së Edi Ramës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook