Një gazetarët e vetëm investigativ në vendin tonë, Artan Hoxha ishte i ftuar në Top Story ku foli lidhur me deklaratat e forta të Donald Lu.

Sipas gazetarit alarmi nuk ngrihet për bandat por për organet ligjzbatuese në vend. Ai u shpreh se 20 familjet drejtojnë dhe administrojnë  territorin dhe rrjetin e narkotrafikantëve të heroinës e kokainës.

“Këto 20 klane janë duke administruar territorin dhe rrejtin e narkotrafikëve duke marrë parasysh se Shqipëria është rrugë e rëndësishme e tranzitit si për heroinën dhe për kokainën. Unë kështu e lexova deklaratën e ambasadorit Lu, por nëse nuk del edhe një herë tjetër ka për të kaluar si fushatat e mëparshme” shprehet Hoxha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook