Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili është i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ ku ka folur lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu.

Vasili u shpreh se bandat dhe krimi prej disa kohësh nuk ka qenë në vëmendjen e qeverisë dhe qeveria ka pasur tendencë për të mohuar këtë problematikë.

“Unë mendoj atë që mendoni ju kur thatë që ambasadori duhet të shohë pak më lart. Ka një ngarkesë të madhe rreth fakteve që janë intensifikuar në këto 12 muaj që lidhen kryesisht me krimin. Bandat dhe krimi prej disa kohësh nuk kanë qenë në vëmendje dhe rivijnë sot. Shqipëria për fat të keq është kthyer në vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve sa i përket krimit dhe drogës. Kjo është përgjegjësi e shtetit. Një tjetër fenomen është se ka pas një tendencë për të mohuar problematikën e drogës nga qeveria. Sot është provë e qartë se shteti nuk po bën punën që duhet të bëjë”– tha Vasili.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook