Analisti Andi Bushati ka komentuar shkarkimit e drejtorëve të OST-së dhe ARRSH-së.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bushati u shpreh se pas kësaj lëvizjeje qëndron kryeministri Rama dhe jo ministrja e re e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Më tej Bushati u shpreh se kreu i Qeverisë ka kapur drejtësinë dhe Shërbimin Sekret.

“Kemi të bëjmë më një reagim të skandalit të DH Albania, apo duhet të kemi një pikëpyetje edhe më të madhe. Ka një vijë ndarëse mes Ramës dhe Gjiknurit. Mund të jetë një larje duarsh me Damian Gjiknurin, por duhet thënë se jemi në rrafshin e hipotezave. Shkarkimi i drejtorëve është një urdhër i Edi Ramës. Edi Rama është distancuar dhe ka lënë në rrugë bashkëpunëtoret e tij problematikë. Këtë po mundohet të bëj edhe me Damian Gjiknurin. Basha e akuzoi Ramën  se ka sjellë emra anonim në qeveri. PS në ndryshim nga PD ka patur një aftësi për t’u hapur përtej vetes dhe ka afruar njerëz jo shumë militantë. Partia e sotme e Edi Ramës është e përjetshme.  Kryetari nuk zgjidhet. Në këtë kuptim ardhjet e reja nuk janë aftësi e dëgjimit të shoqërisë, por janë ardhje personale të Edi Ramës. Që të kuptosh gjendjen, do të thotë të jetosh në një sistem të hapur. Këtu është thjesht vullneti i Edi Ramës. Unë dëgjova një fjalim të Edi Ramës që më bëri përshtypje. Rama ka bërë një qeveri që mos t’ia shajnë në televizor. Por kjo më duket shumë infantile për ta ngritur një kabinet në këtë lloj forme. Rama ka kapur drejtësinë dhe Shërbimin Sekret.