I ftuar në emisionin “Të Paeskspozuarit”, analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë.

Teksa iu përgjigj pyetjes së drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipi, nëse ka ardhur koha që Rama të largohet, Bushati u shpreh se kryeministri duhet të rrëzohet njësoj si statuja e Enver Hoxhës.

“Unë kam arritur në një optikë shume pesimiste, e cila thotë se nevojiten shumë ditë për Edi Ramën, sepse ai duhet lënë t’i shkojë të keqes deri në fund. Edi Rama duhet rrëzuar, nuk flas as për zgjedhje dhe as për protesta. Këtu është rrëzuar vetëm Enver Hoxha, të cilit shqiptarët i tërhoqën statutëjën zvarrë, në këtë kuptim them që Edi Rama duhet rrëzuar”, u shpreh Bushati.