Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyip Erdogan ka befasuar Europën dhe botën me disa deklarata të bëra në rezidencën presidenciale në Ankara, gjatë një takimi me prefektët.

Erdogan theksoi se po bëhen përpjekje për të rrethuar Turqinë nga brenda dhe nga jashtë pasi nuk u pëlqen një Turqi e fuqishme, por duan që të jetë një vend si një luan i zbutur dhe i nënshtruar.

“Po bëhen përpjekje për të rrethuar Turqinë nga brenda dhe nga jashtë. Kërkohet që vendi ynë të jetë i zbutur si një luan me kthetra të shkulura dhe të jetë i nënshtruar. Ata që janë mësuar me Turqinë e vjetër të mjeruar, nuk u pëlqen një vend ambicioz, vizionar dhe i fortë. Nuk u pëlqen një Turqi e fuqishme”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook