Ndërsa 8 Dhjetori njihet zyrtarisht si Dita e Rinisë dhe pluralizmit shqiptar, ku të mijëra studentë rrëzuan regjimin komunist, duket se analisti Kastriot Myftaraj mendon ndryshe.

Në emisionin e tij, “Ju flet Moska”, Myftaraj deklaroi se klasa politike 27-vjeçare, ka krijuar dhe bie dakord me një fabul, sipas së cilës, studentët e Lëvizjes së Dhjetorit dhe intelektualët shqiptarë  i dhanë fund regjimit komunist.

“Studentët e Dhjetorit bënë shërbimin më të madh regjimit, duke e shpëtuar nga turpi i falimentimit dhe shpartallimit të plotë. 8 dhjetori është nga ditët më të këqia të Shqipërisë, dita e propagandës së rreme sovjetike”, tha ndër të tjer analisti.

Nga Kastriot Myftaraj
8 dhjetori është dita ku më së shumti ky emision e simbolizon qartë titullin e  vetë për ato që ndodhin në Shqipëri, titullin ‘Ju flet Moska” në kuptimin e propagandës së gënjeshtërt që ka simbolizuar historikisht Radio Moska në botë. 8 dhjetori, e ashtëquajtura zyrtarisht dita e rinisë, apo dita e pluralizimit, dita e lëvizjes studentore kundër regjimit komunist është në fakt një propagandë e rreme sovjetike.Ajo meriton të quhet sipas titullit të emisionit të sotëm, Dita Shqiptare e Katovicës.Interesante është që të gjitha palët, regjimi komunist, Ramiz Alia, PD, Sali Berisha, PS, Fatos Nano, Edi Rama, të gjithë sot po ti shikoni të gjithë bien dakord për një fabul të rreme.

Cila është fabula? Regjimi komunist hezitonte të bënte reforma demokratike siç po ndodhte në lindjen komuniste në vitin ’90. Dhe atëherë u ngritën studentët në protestë, protesta studentore.  Në këto rrethana, lideri komunist, diktatori komunist Ramiz Alia thirri një përfaqësi të studentëve dhe këta kërkuan pluralizimin politik. Në këto rrethana dolën disa intelektualë dhe morën drejtimin e  lëvizjes të cilët themeluan partinë e parë opozitare, PD. Dolën intelektualët dhe kështu na erdhi pluralizmi politik në Shqipëri. Në fakt e gjithë kjo është një gënjeshtër, gënjeshtër në origjinë të të gjitha të këqijave që kemi këto 27 vjet sepse në të vërtetë në 8 dhjetor regjimi nuk ndryshoi, nuk u reformua si pasojë e presionit nga studentët dhe intetelektualët por u shpëtua nga këta që të binte në kolaps të plotë, të shembej.

Çfarë kishte ndodhur? Regjimi komunist shqiptar kishte falimentuar ekonomikisht dhe këto regjime totalitare tremben kur nuk kanë ti japin bukë popullit. Prandaj Enver Hoxha thoshte ta sigurojmë bukën në vend, se e dinte. Ndaj tij mund të kishte një rebelim vetëm nëse nuk kishte populli bukë. Regjimet komuniste kishin frikë vetëm nga mungesa e bukës. Revolucioni bolshevik i tetorit 1917 fitoi sepse kryeqyteti i Rusisë, Petrogradi, mbeti pa bukë tre ditë. Këta kujdeseshin që të paktën ti jepnin bukën popullit. Në dhjetor 1990 shumë shpejt regjimi komunist nuk do të kishte as bukë ti jepte popullit. Regjimit komunist i erdhi platforma e Katovicës, nuk është legjendë por e vërtetë. Lideri komunist Gorbaçovi kur pa se Bashkimi Sovjetik rrezikonte që të shndërrohej në vende të botës së tretë për shkak të prapambetjes ekonomike, zbatimit të ekonomisë dogmatike komuniste dhe për shkak se Bashkimi Sovjetik mbante peshën me naftë dhe lëndë të para të gjithë bllokut komunist të Europës Lindore në nëntor 1996 bëri një mbledhje dhe u tha nuk do tu mbaj më, duhet të bëni reforma, transformohuni. Kryetari i Komisionit të planit të shtetit të Gjermanisë Lindore, i quajtur truri i ekonomisë komuniste, e quajti këtë vrasjen e bllokut komunist. Pas kësaj erdhi në ’87 takimi i Katovicës, ku u tha bëni reforma demokratike dhe merrni pushtetin në rrethana të reja të pluralizimit dhe ekonomisë së lirë.

LEXO EDHE:  “Peshqit e mëdhenj notojnë në naftë”, Kastriot Myftaraj: Ku po i hedh “grepat” Arta Marku

Kjo platformë i erdhi dhe Ramiz Alisë. Në dhjetor 1990 kishte një problem, Ramiz Alia duhet ta bënte transformimin të besueshëm për Perëndimin, në fillim Alia i kërkoi Perëndimit të pranonte një diktaturë të moderuar, ta trajtonte Shqipërinë si rast të veçantë ku të kishte vetëm pluralizim mendimi jo pluralizim partiak me shumë parti. Perëndimi përfundimisht nuk ja pranoi këtë gjë. Në takimin e OSBE në Paris, Shqipëria nuk u pranua. Atëherë u pregatit, regjimi do të binte, do shembej në kaos se nuk kishte ti jepte bukë popullit. E shumta në janar, shkurt populli do të sulmonte dyqanet e bukës, do të kishte mungesa buke. Ramiz Alia thirri studentët, Azem Hajdarin që ishte kandidat i Partisë së Punës, në tetor kishte bërë kërkesë në organizatë për tu bërë anëtar, ishte kandidat i Partisë së Punës dhe në dhjetor na doli tribun i pluralizimit.

Këta bënë një protestë të rreme. Pastaj dolën intelektualët. Tha Ramizi, unë po pranoj pluralizimin i nxitur nga poshtë. Këta studentë dhe intelektualë me në krye Azem Hajdarin, Sali Berishën, Gramoz Pashkon i bënë shërbimin më të madh regjimit, e shpëtuan nga turpi i madh, do të shembej regjimi dhe ata ushtarët paqëruajtës që erdhën në Shqipëri në ’97 do të kishin ardhur në ’90 dhe do kishte qenë shumë më mirë për Shqipërinë të ishte shembur ai regjim, të ishte shembur me një kauzë të kontrolluar nga Perëndimi dhe të mos shkaktonte atë kauzë që shkaktoi më vonë.

Gjithë të këqiat që kanë ndodhur në këtë vend në 27 vjet mund të thuhen me një fjali. Perëndimi dështoi në partneritetin e vet me komunistët shqiptarë, Shqipëria kishte 160 mijë komunistë në 1990, kishte dhe 3 milion e 200 mijë banorë. Perëndimi zgjodhi si parnerë ata që e kishin  shpënë Shqpërinë në botën e katërt,  jo botën e tretë dhe këta çfarë bënë? Këtu fus dhe Fatos Nanon, Sali Berishën, Edi Ramën. Edhe Edi Rama ka qenë kandidat i PPSH, Saliu ka qenë anëtar. Të gjithë këta janë pjesë e dështimit të partnerit të Perëndimit me komunistët shqiptarë. Kjo është gjithë epitafi i 27 vjetëve, është marrëveshja e Katovicës që u zbatua dhe tani po e vuajmë këtë gjë.

Sot është dita e turpit për ata studentë të cilët na e mbajnë veten si heronj dhe të kenë turp të gjithë, se ata e shpëtuan regjimin nga rënia e plotë dhe do të kishte qenë shumë më mirë. Pasi u bë pluralizmi i rremë regjimi justifikoi hapjen e valvulave, dërgoi valët e refugjatëve në Përndim, Greqi dhe Itali. Regjimi filloi të merrte ndihma që ishin jetike për tu mbajtur me bukë. Nëse nuk do të ishte bërë pluralizimi i rremë në dhjetor nuk ia hapte valvulat regjimi, nuk merrte dot ndihma jetike që ishin shumë jetike në ato momente, ushqime. 8 dhjetori është nga ditët më të këqia të Shqipërisë, dita e propagandës së rreme sovjetike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook