Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Skraparit, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, bëri një deklaratë të fortë.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se në Qershor nuk do të ketë vetëm zgjedhje lokale, por edhe parlamentare.

Sipas saj, shqiptarët s’mund të pranojnë të qeverisen nga një qeveri që ka grabitur mandatet politike në Parlament dhe një qeveri që i ka blerë këto mandate me paratë e krimit dhe drogës.

“Në fakt kemi një datë të zgjedhjeve lokale të dekretuara. Nuk do të jenë vetëm zgjedhje lokale. Do të jenë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme. Sepse shqiptarët nuk mund të pranojnë që të qeverisen nga një qeveri qe ka grabitur mandatet politike të saj në Parlament dhe nga një qeveri e cila mandatet e saj i ka të blera me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar”, deklaroi Kryemadhi.