I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar aktualitetin politik si dhe çështjen ‘Tahiri’.

Demiraj tha se Saimir Tahiri nuk ka asnjë mundësi për t’u mbrojtur dhe sipas tij rënia e ish ministrit lidhet edhe me ministra të tjerë.

“Pozicioni i Saimir Tahirit është i rëndë dhe mendoj se Tahiri nuk ka asnjë mundësia për t’u mbrojtur. Mbase Prokuroria duhet të ishte më diskret në këtë çështje. Por sado që të mbrohet Tahiri dhe të tjerët, unë gjykoj se duhet të lihet Prokuroria dhe gjykata që të bëjnë punën e tyre. Nuk mund të them asgjë për mbrojtjen e Tahirit, pasi atij sa i mbyllet një gjë i hapet një gjë tjetër. Rënia e Saimir Tahirit është e lidhur edhe me ministra të tjerë”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook