UEFA deklaroi se disa persona ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me jetë dy inspektorët që kanë përpiluar raportin për pezullimin e klubit të Skënderbeut.

Pas kësaj deklarate nga UEFA, ka ardhur reagimi nga vetë klubi korçar, i cili ka mohuar çdo akuzë në lidhje me çështjen e kërcënimit të inspektorëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata thonë se nuk kanë lidhje dhe se distancohen nga kjo ngjarje.

– REAGIM ZYRTAR –

Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nësë ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.
Faleminderit për mirëkuptimin.

Zyra për shtyp
KF Skënderbeu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Viti i Skënderbeut/ Rama bën publike detajet e vendimit të parë të qeverisë së re