Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar në lidhje me kompetencat që ka kreu i shtetit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Ai shprehet se: “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.

Mes të tjerash Blushu shprehet se duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi pasi rivendosja e rendit kushtetues dhe e ligjshmërisë në vend nuk do të ndalet.

“Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”, thekson Blushi.