Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sulmuar delegacionin e BE-së që ndodhet në vendin tonë.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani shkruan se deri më sot nuk është bërë transparencë me projektet e financuara nga ky delegacion, që sipas ish-ministrit fondet vijnë nga taksapaguesit e BE-së.

”Nuk po llogaris këtu sasinë e jashtëzakonshme të parave që Delegacioni i BE në Tiranë ka harxhuar për asistencë teknike! Me aq para duhet të kishim blerë gjithë shkencën e botës. Në fakt u blenë thashethemaxhinj nga e gjithë bota, ndaj këtu vetëm llafet ngelen. Këto ishin para të dhuruara nga taksapaguesit e BE, të cilëve sinqerisht u jemi mirënjohës”,-shkruan Manjani.

Ish-ministri shton edhe se ”në shumë raste na është dashur të dublojmë investimet me para të buxhetit të shtetit tonë të varfër, për të mbuluar cilësinë e dobët të Delegacionit të BE! Nuk akuzoj askënd, por një gjë e di mirë: kur këto gjera i bëjnë shqiptarët, Delegacioni dhe ambasadorët nuk ngurojnë ti quajnë “Të Korruptuar”!”.

Statusi i plotë

Thank you!

Nuk di asnjë projekt infrastrukturor të tenderuar, realizuar dhe mbikqyrur nga Delegacioni i Bashkimit Europian që:
– të ketë mbaruar në kohë,
– të jetë i cilësisë së lartë siç bëhet në hapësirën e BE.

Asnjë kompani me emër në BE nuk di të jetë përzgjedhur për të kryer punime ndërtimore! Asnjë! Vetëm anonime dhe me partnerë lokalë… SAJESA!

Shembuj projektesh cilësisht të këqija ka plot. Po ju sjell në vemendje disa:

– kanalizimet e Golemit, jo funksionale. Ne fakt hyri uji i detit në tuba sapo u vunë në punë.
– kanalizimet e Vlorës, nuk funksionuan. Impianti i bë e u vodh disa here pa u vënë në punë.
-Kanalizimet në Velipojë e Shëngjin, jo funksionale dhe cilësisht të dobëta.
– ujrat e Zeza Ksamil, defektoze.
– lungomarja ( që u bë lungo pare), defektoze.
– pedonalja tek rruga Murat Toptani, është për faqe të zezë. Pllakat e gurit lëvizin si tastiere makine shkrimi.

LEXO EDHE:  Miratimi i pr.ligjit për Teatrin/ "Tani çdo gjë varet nga ne", reagon ish-ministri: Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti

Etj, etj…

Nuk po llogaris këtu sasinë e jashtëzakonshme të parave që Delegacioni i BE në Tiranë ka harxhuar për asistencë teknike!

Me aq para duhet të kishim blerë gjithë shkencën e botës. Në fakt u blenë thashethemaxhinj nga e gjithë bota, ndaj këtu vetëm llafet ngelen…

Këto ishin para të dhuruara nga taksapaguesit e BE, të cilëve sinqerisht u jemi mirënjohës!

Po nuk e di a duhet t’u jemi mirënjohës zyrtarëve të tyre që i administruan si deshën! Në shumë raste na është dashur të dublojmë investimet me para të buxhetit të shtetit tonë të varfër, për të mbuluar cilësinë e dobët të Delegacionit të BE!

Nuk akuzoj askënd, por një gjë e di mirë: kur këto gjera i bëjnë shqiptarët, Delegacioni dhe ambasadorët nuk ngurojnë ti quajnë “Të Korruptuar”!

E bëjnë këtë gjë pa teklif dhe në dhunim të plotë të parimit të Prezumimit të Pafajsisë!

Sidoqoftë kalit të falur, nuk ja shajmë dhëmbët! Por, kjo nuk do të
thotë që të mos ja shohim këmbët!

Kurse me etiketimet që na vënë nëpër raporte, aq na bën! Jua pimë lëngun!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook