Një familje delfinësh, të rrethuar nga peshkatarët, afrohen kohë më kokë me njeri-tjetrin para se të goditen për vdekje.

Pamjet e veçanta u morën në Taixhi, Japoni, ku gjuetia e delfinëve vazhdon sërish në masë.

Faqja “Projekti Delfin”, e cila merret me mbrojtjen e tyre, shpjegon se delfinët e kuptuan fatin e tyre pasi u hodhën rrjetat, dhe të lodhur e të rraskapitur, u mblodhën kokë më kokë si për të mbështetur njëri-tjetrin.

Nëna e familjes patriarkale shihej të bënte rrathë e të fërkohej me radhë pas pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ata ishin shtyrë prej orësh drejt cekëtirës, ku peshkatarët ngulën rrjetat duke i rrethuar.