Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush.

Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dem, Hënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit.

Për të gjetur shenjat e këtyretre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,mund tëpërdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Këtë Shtator jeni gati për t’i vënë planet tuaja në lëvizje dhe kjo do jetë periudhë shumë emocionuese. Që prej muajit Janar mund të keni dashur që të realizoni një plan të caktuar, dhe tani ka ardhur momenti për ta bërë këtë gjë. Mërkuri do hyjë në shenjën e Virgjëreshës më datë 5 Shtator dhe pastaj do vijë në shenjën e e Peshores më datë 21, kështu që Mërkuri do lëvizë shpejt në dy shenja të ndryshme këtë muaj dhe kjo është një gjë shumë e mirë për biznesin tuaj, për komunikimin me njerëz të ndryshëm, për biseda dhe për t’i çuar gjërat para. Saturni në datë 6 do kthehet drejt, pra s’do jetë më i zmbrapsur, dhe nëse do udhëtoni, nëse doni të mësoni diçka të re për të përmirësuar punën tuaj, për të nisur diçka të re, çdo gjë do jetë më e lehtë, më e favorizuar. Unë do ju këshilloja që të promovonit atë që keni për të promovuar pas hënës së re më datë 9 Shtator dhe para hënës së plotë më datën 24.

Në javët e para të muajit do ju vijnë në mendje zgjidhje të reja për problemet në punë, se në përgjithësi muaji Shtator është i lidhur me punën duke qënë se është muaj që i përket një shenje toke, shenjës së Virgjëreshës, që po ashtu si ju dhe Bricjapi, është shumë shenjë e dashuruar me punën. Për ato prej jush që duan të mbesin shtatzanë, do jetë muaj shumë i mirë, sidomos kur të ndodhë hëna e re në shenjën e Virgjëreshës më datë 9.

Afërdita është planeti juaj drejtues dhe tani është në shenjën e Peshores duke ju fokusuar shumë tek puna, mirëpo gjërat do ndryshojnë pas datës 9 Shtator kur të ndryshojë pozicioni i Afërditës dhe të aktivizojë shenjën e Akrepit që për ju përfaqëson marrëdhëniet me njerëz të tjerë, dhe për këtë arsye do filloni të rivlerësoni pozicionin e njerëzve të ndryshëm në jetën tuaj. Më datë 4 Tetor muajin tjetër, Afërdita do zmbrapset në shenjën e Akrepit dhe do fillojë të kthehet tek Peshorja për pak kohë, kështu që do i jepni sërisht vëmendje punës, por mesa duket këtë muaj Afërdita do ju bëjë të mendoni më shumë për partneritetet e natyrave të ndryshëm me njerëz të ndryshëm. Kjo është gjë e mirë.

Më datën 12 Shtator mund të ketë një konflikt me dikë, konflikt që ka të bëjë me para, konflikt që mund t’ju bezdisë duke qënë se personi tjetër mund të mos jetë duke ndjekur marrëveshjen tuaj dhe juve do ju duhet të ngrini zërin për të mbrojtur interesin tuaj. Do siguroheni që njerëzit që ju kanë diçka borxh, do ju paguajnë. Nëse dikush ka rënë dakort për tu përfshirë në diçka, do ju duhet të siguroheni se personi tjetër nuk po zmbrapset. Gjithashtu kjo dhe ditët afër kësaj date, do jenë ditë kur tërheqja juaj fizike me dikë do jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Është viti i tyre! Këto janë shenjat e horoskopit që do të jenë më të lumturat deri në fund të 2018

Muaji Shtator në përgjithësi do ketë energji shumë të mirë. Hëna e re në Virgjëreshë më datën 9, do ju sjellë më shumë dëshirë për të qëndruar pranë familjes, pranë partnerit apo partneres, pranë fëmijëve. Kjo do jetë nxitja për t’i çuar gjërat përpara. Gjërat mund të zhvillohen shumë mirë me ju dhe një njeri i cili është shumë ndryshe prej jush, mund të ketë një edukim ndryshe nga i juaji, ose një njeri që ju duket shumë familjar që ose e njihni prej më parë ose e njihni prej një jete tjetër, (sepse në astorlogji besohet tek jetët e mëparshme) dhe prandaj do ndjeheni shumë rehat dhe të familjarizuar me personin me të cilin filloni të dilni këtë muaj.

Ka më shumë mundësi që të takoheni me më shumë femra që bashkëpunojnë me ju këtë muaj dhe në përgjithësi do ndjeheni më intuitivë, më femërore, më të ndjeshëm. Çfarëdo gjëje që të nisni këtë muaj, sidomos në datat 14-17 Shtator kur Hëna të jetë në shenjën e Shigjetarit, kini parasysh se publiku do jetë më mirëpritës i gjërave që ju doni të publikoni, kështu që në këtë drejtim këto data mund t’i shënoni si data favorizuese.

Kujdes se si e ekuilibroni punën me jetën tuaj personale, detyrimet tuaja në punë me detyrimet tuaja ndaj dimensionit tuaj tjetër. Këtë muaj do e shikoni që nëse keni bërë ndonjë gabim, do e dalloni në mënyrë që ta korrigjoni.

Planeti i Uranit është në shenjën e Demit dhe për këtë arsye po jetoni një ndryshim të thellë nga brenda jashtë, po ndryshoni imazhin që keni, mënyrën se si e shikoni veten, në mënyrë shumë revolucionare, shumë të zhvilluar dhe modern. Saturni dhe Urani janë shumë të lidhur në mënyrë harmonike këtë muaj duke qënë se që të dy janë në shenja toke, dhe për këtë arsye mund të udhëtoni më shumë. Ndoshta ju dhe partneri, për ata që janë të lidhur, jeni duke punuar bashkë në një projekt për të fituar para dhe frymëzim bashkë. Mund të ndjeheni shumë të lidhur me partnerin, mund ta ndjeni shumë afër dhe të keni përshtypjen se jeni vërtetë në të njejtën skuadër me këtë njeri. Në karrierën tuaj do shpërbleheni shumë këtë muaj dhe në Tetor.

Plutoni do lëvizë drejt më datë 30 Shtator. Eklipset i kemi lënë pas tani, Mërkuri nuk është më i zmbrapsur dhe as Marsi, fatmirësisht sepse sidomos Marsin e ndjejmë shumë kur është i zmbrapsur. Këtë muaj mund të ecni vetëm para dhe për shumë arsye është muaj emocionues.

Qiell të mbarë.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, lexoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Mund të porosisni librin tim roman AJLEN,çmimi 1200 lek, të cilin mund ta merrni dorazi në disa adresa të caktuara në Tiranë ose t’ua dërgoj me postë, përveç se ta gjeni në librari. Ju mirëpres në mesazhe

Ky intepretim mujor realizohet nga administratorja e faqes Horoscope dhe Harta Astrologjike.

Jeni të mirëpritur ta shpërndani linkun e artikullit.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.