DURRËS

Dëmtohet nga tërmeti mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se Mbikalimi i Shkozetit është mbyllur për arsye sigurie. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të mos bllokojnë rrugën për t’iu mundësuar ambulancave dhe forcave të emergjencës të veprojnë në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

“I gjithë shteti është në këmbë. Bllokimi i rrugëve është problematikë në Durrës. Ju lutem të mos bllokojnë rrugën sepse nuk mund të lëvizin ambulancat. Kërkoj një mirëkuptim nga qytetarët e Durrësit. Banorët e Durrësit mund të shkojnë në disa nga pikat që ka hapur bashkia.
Iu bëjmë thirrje qytetarëve që akset dhe rrugët të jenë të lira.
Mbikalimi i Shkozetit është mbyllur nga ARRSH për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Ne e konsiderojmë një pikë jo shumë të sigurt për kalimin e automjeteve ndaj e kemi bllokuar. Të gjitha këto kompleksitete krijojnë rëndesë të trafikut, vonesë të ambulancave e konfuzion.