Analisti sportiv Dritan Lundra ka qenë i ftuar në emisionin “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në News 24.

Lundra ka folur në lidhje me dënimin e Skënderbeut, i cili është shprehur se nëse vendimi i “UEFA-s” do të mbetet në fuqi edhe në CAS atëherë kampionati do të bëhet edhe më i bukur.

“Si fillim dua të them se dënimi i Skënderbeut është një lajm i keq për futbollin shqiptar, por jemi para vendimit dhe kjo është fakt, pavarësisht se çështja ka shkuar në CAS.

Nëqoftëse Skënderbeu dënohet atëherë kampionati do të bëhet më i bukur, pasi gara mbetet e hapur si për çështjen e titullit, ashtu edhe për Kupat e Europës”, ka thënë Lundra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook