Gjykata në Londër dënoi shqiptarin Ervis Zylfi 24 vjeç me 7 vite e 6 muaj burg pasi u kap në flagrancë me kokainë. Bashkë me të është gjykuar me 10 vite burg dhe anglezi Andrew Knox 46 vjeç, bashkëpuntori i tij. 

Ata janë shpallur fajtorë për trafik droge. Dy të dënuarit u kapën në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës, më 3 korrik 2018, teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.  

Policia britanike sekuestroi 38 kilogram kokainë dhe tre telefona celularë me vlerën e 3 milion stërlinash. Bashkë me materialin , shqiptarit ju gjetën dhe 35.000 sterlina cash.