Një tjetër mesazh denoncues i ka mbërritur ish-kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij në facebook.

Në mesazhin e dërguar nga një ish-oficer policie (i cili ruan anonimatin) thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë urdhër ngritjen e postoblloqeve me qëllim pengimin e protestuesve në Tiranë, pas njoftimit të opozitës për mbajtjen protestës së radhë në një kohë kur do të mbahet dhe seanca parlamentare nga mazhoranca.

Në mesazhin e publikuar Berisha shkruan: 

Kakistokracia po ngordh nga frika!

Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb

Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.