Policia italiane arreston shqiptarin 35-vjeçar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Shqiptari ishte në gjëndje të dehur e ndërkohë mbante thikë në dorë duke kërcënuar se do vriste djalin 17-vjeçar.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në Montelupo të Italisë, teksa 35-vjeçari ishte i dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së vogël të familjes. E gjithë skena e dhunës, u bë e padurueshme nga vetë familjarët pasi shqiptari goditi dhe me celular në kokë bashkëshorten e tij.

Familjarët prej kohësh e vuanin këtë dhunë të vazhdueshme nga pjestari i tyre i familjes, që tashmë është vënë nën prangat e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook