Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka publikuar denoncimin e një nëpunësi dixhital.

Nëpunësi shkruan se kreu i Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mjedisit në Durrës, është i paracaktuar pavarësisht konkursit.

Ai thotë se testimi është formal pasi në këtë post është caktuar bashkëshortja e një të forti në Durrës, grup me Emiljano Shullazi.

Postimi i Sali Berishës

Klanet mafioze bejne ligjin ne qeverine e narkomafies!

Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

“Pershendetje Z.Berisha.Dua te denoncoj nje nga skandalet qe rendom ndodhin ne qeverine Rama.Me dt,11 Maji DAP do te beje testimin e vendeve vakant te shpallura nga Ministria e Mjedisit per vendet vakant per Drejtore Rajonale te Angjensise se Mjedisit per disa rrethe, por une do te ndalesha tek Durresi.KY pozicion eshte i paracaktuar dhe testimi eshte formal sa per demagogji sepse ne kete pozicion eshte caktuar per ta fituar znj.Vjosa Kalemi e cila eshte bashkshortja Mond Cekicit nje te forti ne Durres qe eshte gjithashtu grup me Shullazin.Kjo tregon se qeveria Rama perdite e me shume po kapet nga klanet mafioze.Ju ftoj ta publikoni perpara se te behet testimi dhe do te vetetohet plotesisht se keto qe shkruajta jane plotesisht te verteta sepse kjo nuk perben ndonje sekret mbasi e dine i gjithe personeli ku pritet te mare detyren kjo zonje. P.S SHtoj se kjo zonje edhe dplomen e ka te blere sepse nuk a frekuentuar asmje fakultet.Dua te mbetem anonim. Faleminderit”

LEXO EDHE:  Denoncimi/ "Rama po ndërton vilë familjare brenda në Butrint" (Foto)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook