Deputeti i PD-së në Dibër, Xhemal Gjunkshi, përmes një statusi në facebook tregon gjëndjen aktuale që po ndodh në Dibër.

Policia atje ka ushtruar dhunë padrejtësisht duke ndaluar shoferët, të cilët kanë dalë herët në mëngjes për protesta.

Ky akt i qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhër e veç kësaj policia atje i ndalon, që sipas deputetit janë të përfshirë të gjithë në rrethin e korrupsionit dhe drogës.

Ja statusi i plotë i Xhemal Gjunkshit:

“Gjendje terrori ne Diber.

Policia e kanabizuar terrorizon, shantazhon, burgos shoferat protestues.
Sot qe ne oren 06.00 te mengjesit jane ndaluar shoferet te cilet protestijne per te mbajtur gjalle frymen e gojes. Ato qe prej nente muajsh trokasin ne dyert e shteti, por fatkeqeshit, shqetesimi i tyre ka rene ne vesh te shurdher. Ata po protestojne kunder monopolizimit, kunder korupsionit, kunder polisicise e cila lejoi qe te mbillej e gjithe kurora e Dibres me droge. Jane pikerisht keta drejtues policie te cilet akoma vazhdojne te qendrojne ne detyre. Keta i sherbejne vetem krimit.
I bej thirje urgjent Kryeministrit te vendit Zotit Edi Rama, Ministrit te Brendshem Zotit Fatmir Xhafa te lere protestuesit ne te drejten e tyre legjitime. Ne rast se keni vullnet, keni deshire per te bere sadopak shtet, keni momentin e duhur per ta treguar kete, duke e filluar nga Dibra”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Goditi me sende të forta kunatën, arrestohet 41-vjeçari në Cërrik