Një ngjarje e pakënaqshme i ka ndodhur ditën e sotme një klienti të kompanisë “Telekom” pas një mesazhi të dërguar nga kjo e fundit.

Si sezon veror që është kompanitë telefonike dhurojnë internet, minuta dhe SMS falas.

Një “dhuratë” e tillë i ka ardhur një qytetari por që me sa duket nuk mundi ta shfrytëzojë plotësisht.

Kompania telefonike T Mobile i ka dërguar një mesazh promocional ku i ka dhuruar 1  ofertë 1 GB nga ora 10:00 deri në 14:00 për ditën e sotme dhe atë të nesërme… por mesazhi i dërguar nga to ishte në orën 13:59. 

Paksa e hidhur për klientin që i ka ikur oferta “dëm”.

“Përshëndetje dualajm. Shihni çfarë mesazhi mka ardhur sot nga Telekomi. Ofertë interneti për sot dhe nesër… po për çfarë e do. Dita e sotme iku. Të japin ofertën për 10 me 2 kurse mesazhin ta çojnë në 13:59. Skam kohë as me e aktivizu. Kjo është Telekomi. Ta përdor nesër të paktën”, shkruan qytetari.