Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e bërë nga tregtari dixhital.

Tregtari nga Burreli i kundërvihet akuzave të bëra ndaj tij, për kontrabandim të mallrave dhe falsifikim të faturave.

Tregtari, sipas Berishës shprehet se dy persona e kanë sulmuar tek dera e shtëpisë me pistoletë dhe doreza hekuri.

Postimi i Berishës 

Tregtari dixhital i pergjigjet
doganierit dixhital. Ai hedh poshte me dokumenta si shpifje, akuzat e tij. Lexoni mesazhin e meposhtem. sb

“Pershendetje Z.Berisha une jam Ervin Llozhi jam nga Burreli dhe kam lindur ne 20.01.1982 ne
Me ardhjen ardhjen e demokracise mamaja ime hapi doli ne treg te burrelit dhe filloi tregtine e pakices me veshmbathje.
I kam bere te dyja dhe punen dhe shkollen paradite ne pune mbasdite ne shkolle.
Ne vitin 2005-2007 kam punuar ne Keshillin e Qarkut Tirane si jurist dhe gjate kesaj kohe nga viti 2007 e deri me sot i jam perkushtuar biznesit dhe e kam administruar ate.Kam 30 vjet qe punoj qe 5 vjec dhe kete e di e gjithe Burreli dhe sjam kam shtrire kurre ndonje njeriu doren dhe kam punuar me sakrifica te medha.Kam 17 vjet qe punoj me Kinen dhe kam sjelle me mijera kontinier qe i kam bere dogane te rregullt dhe kam paguar miliona euro taksa dhe tatime kurre nuk e kam shkelur ligjin si ne kohen e Fatos Nanos ashtu dhe ne kohen tende qe ke qene Kryeminister i ketij vendi ashtu dhe ne kohen e Edi Rames.Kam 17 vjet qe shes kepuce me kinen dhe per kete kam fatura.transferta.udhetime per ne kine per te ndihmuar nenen time.
Kam 2 vjet qe kam futur ora.canta.rripa per arsye se biznesi i kepuceve nuk ka shume hapsire pasi jemi 30 tregtare qe furnizojme nje vend te vogel qe eshte Shqiperia me 2 milion banore.Dhe per kete kam futur ora dhe canta duke konkuruar me 2 tregtare dhe jo me me 30 sic eshte tregu i kepuceve.Para 2 vjetesh A G DHE G me sulmojne tek dera e shtepise me pistolete dhe doreze hekuri.Per kete ngjarje ishte A D iniciatori i kesaj dhe per kete ju keni shkruar ne facebook dhe e keni denoncuar.Kam fatura te rregullta te orave.kepuceve dhe te cantave qe kam bere dogane te rregullt kurre nuk kam sjelle telefona.Une nuk kam kaluar me shume se 20-40 mije euro dhe keto kam deklarime qe mund ti nis dhe ty dhe kurre nuk jam marre me kontrabande.
Kam 3 femije dhe nje nuse qe me rri prane dhe nuk mund te durojme kete padrejtesi qe ka te beje me shpifje qe kane te bejne me buken e femijeve.
Me respekt Ervin Llozhi.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook