Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar shfrytëzimin që i bëhet punonjësve të administratës shtetërore.

Me anë të një postimi në Facebook, shkruhet se punonjësit punojnë me orar të zgjatur, 12 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Postimi i Berishës

Trajtim prej zuzaresh i administrates nga Noriega dhe narkoministrat e tij!

Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb

“Mbase nuk eshte koha e pershtatshme per te denoncuar probleme te vogla, si ky qe po ju dergoj sepse Shqiperia dhe shqiptaret po durojne padrejtesi te tejskajshme te ngjizura dhe te ritura nga krimi qe ka mare pushtetin sot.
por edhe ceshtja qe ju perciell eshte e rendesishme ne thelb administrata ne vartesi te 4 ministrive me rreth 5000 punonjes kane punuar me orar te zgjatur 12 ore ne dite dhe 7 dite ne jave per luften qe i shpalli rilindja informalitetit 5000 punonjes nga te cilet mund te jem i vetmi qe kam ndritur krye dhe kam kerkuar cfare me takonte. Nje administrate qe i nenshtrohet paligjshmerise me dhune eshte e shkatruar qe ne gen..Nga ana tjeter, gjykatat e ketij vendi jane kapur komplet nga krimi ne pushtet deri ne piken sa shkelin ligjin dhe u nenshtrohen paligjshmerise, sigurisht duke patur friken e pseudovetingut qe do te kryhet nga bijte e Komitetit Qendror te Partise..”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "5 mijë euro për një vend pune", denoncimi i mësueses nga Vlora, Berisha: Korrupsioni që ndrikull Nikolla...