Përmes një statusi në ‘Facebook’, deputeti i LSI-së Luan Rama, ka deklaruar se ka denoncuar në polici vrasjen e një qeni.

Deputeti u shpreh se falë këtij denoncimi, policia ka arritur të kapë në kohë dy autorët që e kanë lidhur dhe torturuar kafshën në fjalë, e më pas e kanë qëlluar me armë në kokë.

Statusi i plotë:

“Faleminderit Policisë së Shtetit!

Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!

I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!

Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!

Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!

Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre! Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin”, shkruan Luan Rama.
Luan rama

LEXO EDHE:  Qytetari dhe Berisha bëhen një, denoncojnë deputetin që nuk paguan energjinë elektrike (Emri)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook